Të paktën të kishte imituar Ciprasin

Postuar në 10 Janar, 2019 20:46

Shqipëria është në hall për ministër të Jashtëm. Të paktën kështu duket pas refuzimit të presidentit për të dekretuar Genti Cakën në vend të Ditmir Bushatit. Një hall që në fakt është më shumë në kokën e Edi Ramës, jo sepse është i shqetësuar për punët e jashtme të Shqipërisë, por për kapriçot e tij të dukjes dhe pallavrat e rilindjes kombëtare e ndërkombëtare që tani nuk pijnë më ujë sado mundohet të bëjë seriozin dhe të gjithëditurin, ku ata  që nuk e kuptojnë njëherë janë studentët, njëherë minitatorët, njëherë infermierët, njeherë ambasadorët e kështu me radhë.

Ata që e aprovojnë madje dhe e imitojnë janë ish-ministrat e tij si Gjiknuri apo Ahmetaj, por edhe ministrat rishtarë ku përfshihet dhe kanakari Caka që e ka këshilluar Ramën për çështje të diplomacisë.

Në takimin me trupin diplomatikë Rama foli si ministër i Jashtëm, ndonëse ka një ministër në detyrë dhe një tjetër në pritje. Mund të ishte më e udhës të bënte atë që bëri homologu i tij grek Cipras që pas shkarkimit të Kotzias e mori vetë përsipër portofolin e ministrisë së Jashmte duke vepruar me ministra plotësues. Dekretimi i Cakës nga Meta nuk do kishte bërë asgjë më shumë vetëm se zyrtarisht si ministër do figuronte emri i ish-këshilltarit të tij, kukullës Gent Caka pasi defakto ministrin e jashtëm e bën kush e bën. Dikur Tv Klan  madje pyeti kancelaren Merkel nëse Edi Ramën e shihte si lider të Ballkanit, kështu që perceptimet ndonjëherë përputhen edhe me ambicjet e vetë kryeministrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.