Katandisja e eminencës gri. Stis debatin "kosovar-shqiptar"

Postuar në 10 Janar, 2019 14:41

Bato Haxhiu, mentori dhe tutori i Gent Cakajt, ka dalë hapur duke iu drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë se me mosdekretimin si ministër të Jashtëm Ilir Meta po provokon një ndarje të thellë institucionale mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në një parashtrim ku bie në sy toni prej lektori për Kushtetutën e Shqipërisë, apo impostimi me kredencialet e një përfaqësuesi pankosovar, Haxhiu i drejtohet disi miqësisht Metës:

Ilir! Degjoje mire cka po te thote Batoni: Po gabon shume dhe mos shko ma tutjeshem ne kete gabim historik. Në kohën kur deklarohesh vazhdimisht për domosdoshmërinë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk mund ta bllokosh në mënyre arbitrare emërimin e një Ministri nga Kosova me reputacion të shkëlqyer dhe kualifikime të bollshme!

Në rast se do ta mbash pezull dekretimin e Ministrit të ri, do ta mbani edhe përgjegjësinë institucionale për mosdekretim të politikanëve me mendësi të re në Shqipëri,  përjashtimin e një kosovari të shkëlqyer nga jeta e lartë institucionale në Shqipëri edhe bllokimin praktik të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve

Baton Haxhiu po bën avokatin e një njeriut të vet që donte ta katapultonte në krye të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Ai po del në skenë sepse edhe Edi Ramës i duhet të ndajë barrën e përgjegjësisë për këtë xarbë që po i gatitej vendit, jo me emrin e Cakajt, por me mënyrën sesi injorohen procedurat. Loja me kosovarë dhe shqiptarë është mjerimi i argumenteve në këtë debat, pasi askush nuk po thotë që një qytetar nga Kosova të mos jetë ministër në Shqipëri. Le të propozojë veten Baton Haxhiu, e ndoshta nuk do të ketë këtë reagim si ndaj Cakajt. Pavarësisht nëse i plotëson apo jo kërkesat tekknike. Ka shumë kosovarë, figura publike me nënshtetësi shqiptare që mund ta bëjnë atë detyrë. Por Haxhiu, njësoj si Edi Rama, që si përherë fshihet për të parë nga do anojë debate, duhet të na sqarojnë: çfarë e bën të detyreshme që një qytetar i Kosovës, të jetë pikërisht tani dhe me patjetër në një detyrë politike? Dhe pse duhet që ky qytetar të jetë nga enturazhi i Hashim Thaçit?

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Injorantet e Kosoves Baton kerkon t'ikatapultoj me nje te shtypur butoni ne Shqiperi si emisare te intelegjences se kombit kur dihet se deri tani Kosova eshte djep i debilizmit dhe fytyra e brishte e ketij gjysem shteti tregon me se miri efektin qe kjo epidemi ka dhene.
Te rikujtojme, Presidenten e zarfit, shume te nderuar Atihfete qe nuk dinte te lexonte, ambasadorin e kosoves ne Tirane (kushuri te A Jasharit) qe edhe ky sikur kjo e para kishte te njejten mangesi. E shume te tjere ne qeverine e sotme te Kosoves qe nuk kane shkolle por Diplomat dhe phd i kane ne xhep.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.