Falje Kosovës për mosdekretimin e Cakajt? Kryeministri e trajton qeverinë si shami hundësh

Postuar në 10 Janar, 2019 13:58

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të Presidentit të Republikës për emërimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm të Shqipërisë. Me qasjen tipike të kryeministrit që çdo dalje dhe çdo akt politik e shikon si penelatë në autoportretin e vet, Edi Rama ka bërë një provokim të panevojshëm në vend se të argumentojë pse arsyetimet e presidentit nuk qëndrojnë.

Ai madje i ka kërkuar falje Kosovës për argumentin e Presidentit, duke bërë qëllimisht një lidhje emocionale mes fakti se Cakaj vjen nga Kosova dhe se presidenti po e refuzon atë pikërisht për këtë qëllim. Ky nuk është kryeministër. Ky është shumë mirë kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”, sidomos po të kemi parasysh faktin se xhelozia dhe frika udhëheqin qeverisjen e tij. Në ditët e Vitit të Ri, Meta shkoi në Kosovë prej nga ku niste fotografi me drejtuesit e saj politikë. Pak më pas aty shkoi edhe Edi Rama, që edhe ai nisi fotot e veta. Në media u kujdesën që këto të fundit t’i lidhnin me tërbimin e mediave serbe.

Ka pra një garë për të lobuar influencë në Kosovë. Por ky nuk është rasti për Cakajn, I cili ka shkelur ligjin. Zoti Kryeministër bën mirë të lexojë arsyetimin edhe pse ai nuk I intereson. Ose nëse nuk dëshiron le të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës, të themelojë një zyrë të interpretimit kushtetues në kryeministri dhe ta bëjë qeverinë një shami hundësh të tij. Përndryshe, zotëria e ka detyrim të sfrocohet dhe të jetë më serioz sesa është programuar biologjikisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.