BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit. A do t'i bashkohet Shqipëria këtij vendimi?

Postuar në 10 Janar, 2019 01:51

Bashkimi Europian ka vendosur të reagojë kundër përpjekjeve të dyshuara të Iranit për të kryer vrasje në Francë dhe Danimarkë. Unioni ka zyrtarizuar sanksionet ndaj regjimit të Teheranit, duke hyrë kështu në bllokun antiiranian që udhëhiqet nga SHBA dhe Izraeli. Një ditë pasi Brukseli mori këtë vendim, nga Izraeli kanë ardhur vlerësimet e para për këtë veprim duke cilësuar ai jep shpresë se më shumë vende po vendosin të ndërmarrin veprime ndaj fushatës globale terroriste të Iranit.

Kjo është gjuha e Telavivit zyrtar që edhe në ditët më të errëta të luftës në Siri deklaronte se ISIS nuk përbën rrezikun e Iranit. Irani dhe Iraku bashkë me Sirinë janë konsideruar përherë si kundërshtarë strategjikë të Izraelit që ka tërhequr në këtë optikë një pjesë të mirë të Perëndimit duke provokuar një situatë të ndezur tensioni.

Akti është vlerësuar edhe nga sekretari amerikan I Shtetit, Mike Pompeo, që përmes një postimi në tuiter, shkruan se veprimet e Francës, Danimarkës dhe Hollandës që denoncoi rastin e vrasjes së dy shtetasve të vet nga shërbimet iraniane në vitet 2015 dhe 2017 çuan në sanksionet iraniane. Në foton që shoqëron postimin shfaqet edhe Shqipëria si një vend i përzgjedhur si shënjestër i sulmeve terroriste iraniane që nga viti 1979.

Fjala është për ngjarjet e fundit që sollën edhe dëbimin e diplomatëve iranianë nga vendi ynë, ndërkohë qëjanë të përjashtuara nga kjo liste gadishulli iberik dhe vendet e Euripës Qendrore me pjesën më të madhe të Ballkanit. Shqipëria aderon aty për shkak të veprimeve të veta për të strehuar muxhahedinët e MEK, një organizatë opozitare, e cilësuar edhe kjo terroriste.

Megjithëse Tirana zyrtare ka vendosur dëbimin e diplomatëve iranianë ende nuk ka një njoftim se vendi ynë do t’i bashkohet sanksioneve siç bëri me Rusinë për rastin “Skripal”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.