Policia ndihmon bashkëqeverisjen në fakultete (Video)

Postuar në 09 Janar, 2019 13:24

Studentët kanë bojkotuar sërish auditoret këtë të mërkurë. Momente tensioni ka patur në Universitetin Politektnik kur studentët tentuan të nxjerrin bankat në korridor. 

Rojet e sigurisë së Universitetin lajmëruan më policinë për bllokimin e ambienteve.

Edhe në Fakultetin e Histori –Filologjisë studentët bllokuan korridoret. Studentët kanë vendosur që të qëndrojnë brenda fakulteteve në shenjë protestë, ndërsa një pjesë kanë vijuar marshimin para kryeministrisë, ambasadës amerikane dhe ministrisë së Arsimit.

Ndërsa kryeministri Rama akuzoi një pjesë të pedegogëve se po dezinformojnë studentët për tarifat nga frika e verifikimit që do të nisë për stafet akademike. Ai  u tregua i prerë se për masterin nuk do të ketë përgjysmim të tarifave duke zbuluar se është ndjerë i fyer nga mesazhet që ka marrë në what's up nga studentët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.