Macron, ligj për huliganët e protestave

Postuar në 08 Janar, 2019 12:24

Qeveria franceze parashikon sanksione më të ashpra kundër demostruesve që përdorin dhunë, duke paralajmëruar ndryshime ligjore në legjislacionin ekzistues.

Në këtë mënyrë Macron i përgjigjet radikalizimit të lëvizjes që kanë nisur prej javësh "jelekët e verdhë". "Ne duhet të mbrojë të drejtën për të protestuar në Francë dhe për të ndëshkuar ata që shkelin ligjin"deklaroi kreu i qeverisë franceze Edouard Philippe në një intervistë për rrjetin televiziv TF1.

Kryeministri iu referua ngjarjeve të së shtunës ku jelekët e verëdhë i vunë zjarrin motoçikletave dhe barrikadave në bulevardin Saint-Germain në Paris. "Kjo është arsyeja pse qeveria është në favor të përditësimit të kuadrit ekzistues ligjor për të ndëshkuar ata që nuk respektojnë detyrimin për të informuar autoritetet për demonstratat”-shtoi Filip.

Ai vuri në dukje se qeveria do të përmirësojë  legjislacionin ekzistues kundër huliganëve, duke përfshirë ndër të tjera ndalimin e huliganëve në stadiume. Kryeministri francez thotë se elementet kriminale që shkaktuan incidentet dhe fatkeqësitë në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha, ku dyqanet janë plaçkitur dhe bankat  janë vandalizuar do të detyrohen të paguajnë për dëmin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.