Anarkistët e Rubikon sulmojnë ambasadën e SHBA në Athinë

Postuar në 07 Janar, 2019 11:01

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë, u sulmua në orët e para të së hënës, nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”. Sulmi, që u shënua në orën 03 e 30 pas mesnate  u krye në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane.

Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tollumbace të mbushura me bojë të kuqe.

Menjëherë forcat e policisë që ndodhen të dislokuara rreth ambasadës, filluan ndjekjen dhe tetë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar.

Anarkistët publikuan paraditen e të hënës një komunikatë, ku shpjegojnë se sulmi u krye si reagim ndaj politikës së SHBA-ve në Siri, dhe në rajonin e Ballkanit. Kujtojmë që në vitet 1996 dhe 2007, godina e ambasadës ishte goditur me predha, ku pati vetëm dëme materiale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.