Plas sherri në hedhjen e Kryqit ne Berat (Video)

Postuar në 06 Janar, 2019 20:25

6 janari është Dita e Theofanisë ose siç njihet ndryshe Dita e Ujit të Bekuar. Rituali simbolizon pagëzimin e Krishtit në lumin Jordan ndaj dhe uji i bekuar i ditës së 6 janarit konsiderohet si pastrimi i shpirtit të mëkatarit. Marrja dhe mbajtja e ujit në shtëpi ka vlerën edhe të kurimit dhe frymëzimin për besimtarët.

E vërteta është se në shumë raste ata që hidhen për të marrë Kryqin e bëjnë jo për shkak të besimit, por të shpërblimit financiar që vendoset. Sivjet thuhet se Mitropolia e Beratit kishte vendosr një shumë prej 500 mijë lekësh. Këtu mesa duket e ka zanafillën edhe sherri që ndodhi këtë të djelë në Berat, ku të rinjtë që u hodhën për të kapur kryqin e hedhur nga Ignati, mes të cilëve edhe djem myslymanë, u përfshinë në një sherr masiv. Sa për statistikë fitues u shpall 16 vjecari Kostandin Musha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.