Kotzias: Dy arsyet që mbajnë peng marrëveshjen me Shqipërinë

Postuar në 06 Janar, 2019 11:13

Ish-ministri i Jashtëm grek ka përforcuar zërat se ikja e Ditmir Bushatit lidhet me pikëpamjet e ndryshme nga kryeministri Rama për çështjen e Kosovës. Në një intervistë radiofonike Nikos Kotzias nuk i ka kursyer vlerësimet për ish-homologun e tij bazuar në ecurinë e negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit dhe një sëri çështjesh.

“Mos harroni, në këtë historinë e toneve të larta se njeriu më racional dhe luftëtar për pikëpamjet e tij, ndonëse  i ri në moshë, por shumë i pjekur, ministri i jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar me ne, z. Bushati është shkarkuar. Dhe sipas mendimit tim, jo ​​për shkak se ai kishte shumë vite si ministër siç thuhet në Shqipëri, por sepse ai kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, dmth nuk ishte dakord për të ndryshimin e kufijve”- theksoi ish-ministri.

Kotzias zbulon po ashtu edhe dy nga arsyet që mbajtën peng kurorëzimin e marrëveshjes me Shqipërinë.

“Kishim bërë një përpjekje për të hartuar një paketë marrëveshjesh. Dhe më duhet t'ju them se marrëveshja kishte përfunduar. Por kishim dy probleme. I pari nga pala shqiptare pasi nuk kishte Gjykatë Kushtetuese për të çertifikuar ndryshimet që u bënë për një seri çështjesh. Sa i takon Shqipërisë në Greqi ekziston një bërthamë e thellë shtetërore, për të cilën unë nuk kam vendosur ende të flas, por kam informuar tërësisht kryeministrin para se të largohem, e cila nuk njeh kufijtë duke përdorur truke të ndryshme ligjore dhe po ashtu nuk është  është e predispozuar  të njohë me instrumente ligjore  përfundimin e  gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë, e  shpërthyer shumë dekada më parë".

https://www.news247.gr/politiki/kotzias-o-kammenos-eiche-megalo-pathos-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.