Ukraina zyrtarizon Autoqefalinë e Kishës

Postuar në 05 Janar, 2019 13:24

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko vizitioi këtë të shtunë Patriarkanën Ekumenike  të Stambollit për të marrë pjesë në ceremonitë solemne të dhënies së autoqefalisë të Kishës të Ukrainës. 

"Është një nder i madh për mua dhe gjithë ukrainasit pjesëmarrja bashkë me peshkopin Epifan në ceremoninë e shumëpritur që do të mbahet të dielën"-tha presidenti i Ukrainës, duke shtuar "Vijmë te Patriarku Ekumenik Bartolomeu, me fjalë të sinqerta të vlerësimit nga popullit ukrainas për vendimin historik".

Autoqefalia do t'i dorëzohet Metropolitit të Kievit dhe Priftit të Parë të Kishës Ortodokse të Ukrainës,, në një ceremoni që do të  zhvillohet në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit në Samboll. Perspektiva e një Autoqefalie të Kishës së Ukrainës ka provokuar zemërimin e udhëheqjes politike dhe kishtare ruse, duke përforcuar skenarët që duan Moska të kërkojë madje edhe me forcë  mbytjen e projektit të autoqefalisë së Ukrainës.

Frika e Ukrainës përforcohet nga qëndrimi i disa priftërinjve ukrainas që mbeten besnikë ndaj Patriarkanës së Moskës dhe mbështesin aneksimin e Krimesë në Rusi. Nga ana tjetër, Presidenti rus Putin, i cili prej vitesh e ka treguar veten si mbrojtës i Orthodhoksisë Ruse, ka investuar shumë në ruajtjen e Kishës së Kievit nën patronazhin e Patriarkatit të Moskës. Duke folur në dhjetor në konferencën vjetore presidenciale për shtyp, Vladimir Putin nënvizoi synimin e Moskës për të kundërshtuar përçarjen, duke paralajmëruar se çdo rishpërndarje e pronës kishtare "mund të përfundojë në një konflikt edhe gjakderdhje".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.