"Lista e Shindlerit" trazon Gjermaninë (trailer)

Postuar në 04 Janar, 2019 16:58

Vendimi fillestar i një kinemaje në qytetin Hachenburg  të Gjermanisë për t’u ofruar bileta falas anëtarëve të Partisë Alternativa  e Ekstremit të Djathtë (AFD) për premierën e filmit "Lista e Shindlerit" ngjalli reagime të ashpra.

Filmi është programuar të shfaqet më 27 janar,  në Ditën e Kujtimit për Viktimat e Nacional-Socializmit. Filmi dokumenton përpjekjet e industrialistit gjerman Oskar Schindler  për të shpëtuar nga vdekja 1.200 hebrenj të  punësuar në fabrika në Poloni dhe Çekosllovaki, dy vende që ishin nën pushtimin nazist. Në njoftimin e saj fillestar, kinemaja raportoi se anëtarët e AfD mund ta shihnin filmin falas duke paraqitur thjesht kartën e anëtarësimit të partisë.

Megjithatë, pas kritikave të ashpra, administrata e kinemasë ri theksoi se filmi do të shfaqet falas për një audiencë më të gjerë për shkak të ndikimit të madh, madje edhe në nivel ndërkombëtar." Kreu rajonal  i AfD sulmoi drejtuesit e kinemasë , duke e quajtur "një tjetër përpjekje të trashë për të barazuar AfD me nacional-socializmin".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.