"Babi po largohem. Të dua, vazhdo të më godasësh"

Postuar në 04 Janar, 2019 13:24

Vrasja e 29 vjeçares Anxhelina Petro që tronditi opinionin publik Greqi ishte epilogu i një marrëdhënie të komplikuar që ajo kishte me babain e saj 52 vjeçar.

Çnjerëzore dhe thellësisht tragjike momentet e fundit kur ajo u godit të paktën 7 herë me levë hekuri në kokë, duke i thënë të atit të saj se po ikte nga kjo jetë edhe me dashurinë për të. “Babi po largohem. Të dua, vazhdo të më godasesh”, ishin fjalët e fundit që ajo i tha të atit.

Babai i vajzës nuk e kishte miratuar kurrë marrëdhënien e saj me djalin afgan. Sipas avokatit të babait, shkëndija e vrasjes u ndez kur vajza dhe babai hëngrën së bashku naten e Vitit të Ri dhe ajo mori një telefonatë nga partneri i saj afgan, me te cilin ishte në lidhje prej kohësh. Babai u duk i mërzitur dhe i kërkoi asaj të mbyllte telefonin, ajo nuk e dëgjoi dhe atëherë nisi sherri i madh.

Mënyra sesi veproi 52 vjeçari ka ngritur hije të mëdha dyshimi se kemi të bëjmë me një krim pasioni, pasi nuk përjashtohet që babai të ushqente ndjenja përvetësie për vajzën e tij. Avokati i tij tha se për 52 vjeçarin do të pritet ekspertiza psikiatrike. "Do bëhet një kërkesë për të kryer ekspertizë psikiatrike për të hetuar personalitetin e tij, shëndetin mendor si dhe motivimin e vërtetë të vrasjes. Unë do të kërkoj varrimin nga autoritetet komunale"- shtoi avokati në një prononcim për mediat greke.

52 vjeçari konfirmoi në një lidhje telefonike për mediat e vendit fqinj se gjithçka mes tyre kishte shkuar mirë deri në orën 12, madje ai kishte përgatitur një bakllava për vajzën me rastin e Vitit të Ri. Më pas sipas tij, nuk kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur, duke thënë se një baba nuk mund të vrasë të bijën. 

E lindur në Berat në vitin 1990, vajza jetoi mes qytetit të saj të lindjes dhe Korfuzit ku u zhvendos në moshën 16 vjeçare pas divorcit të prindërve. E integruar plotësisht me jetën e re në ishullin grek, e reja punonte në një prej kafeneve të njohura të qytetit dhe siç thonë mediat lokale kishte fituar simpatinë e banorëve të zonës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.