Kina ulet e para në "anën e padukshme të Hënës"

Postuar në 03 Janar, 2019 13:49

Sonda kineze Chang’e 4 është mjeti i parë i prodhuar nga njeriu që ka prekur sipërfaqen e Hënës në atë që quhet si pjesa e pasme e saj. Pra në atë pjesë që nuk duket asnjëherë me sy të lirë nga Toka. Ajo është ulur në basenin Aitken në Polin e Jugut që është edhe krateri më i vjetër, më i madh dhe më i thellë i Hënës.

Synimi i misionit është mbledhja e kampioneve nga toka dhe kompozitet minerare. Baseni Aitken mendohet të jetë krijuar nga një përplasje e jashtëzakonshme në historinë e Hënës dhe mendohet se ai ka nxjerrë në sipërfaqe materiale nga brendësia e Hënës. Çka jep mundësi për hulumtimin e historisë së krijimit të satelitetit të Tokës.

Misioni është interpretuar jo vetëm në planin shkencor, por edhe atë gjeopolitik.

Kjo është e gjitha për Kinën si superfuqi

citohet të jetë shprehur Malcolm Davis, një analist i Institutit Australian për Politikën Strategjike.  

Comments

Submitted by trasnformes - dsm (not verified) on

ore keni pare filma ju? te paret u ulen deceptikonat.

Submitted by trasnformers (not verified) on

e pohon me vone qe kishte nderruar ne momentin qe la planetin ;)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.