20 artistët më ndikues të vitit 2018...Mungon Edi Rama!!!

Postuar në 03 Janar, 2019 13:31

Në mesin e dhjetorit të vitit 2018, Artsy, një platformë e njohur oline për zbulimin dhe mbledhjen e veprave të artit, publikoi një listë të atyre që i quan artistët më ndikues të vitit 2018. Në hyrje të shkrimit sqarohen edhe kriteret mbi të cilat është bërë kjo përzgjedhje që në përgjithësi merr në konsideratë inovacionin. Eksperimentime me skulptura notuese, apo edhe hulumtimi I mënyrave dhe drejtimeve të reja në pikturë duke shpallur në fund pretendimin e madh se:

talentet që do të gjeni këtu kanë ndryshuar në mënyrë të pamohueshme kulturën tonë dhe kanë prekur e frymëzuar një numër të pafundëm të tjerësh që kanë ndjekur shembullin e tyre. Në shumë raste ata na kanë imponuar që të rikonsiderojmë përkufizimin e asaj sesi arti duket dhe se çfarë mund të arrijë

Fjalë të mëdha dhe entuziaste. Lista përfshin 20 artistë të fushave të ndryshme, por që në masën më të madhe i përkasin artit vizual me të gjitha manifestimet e veta. Në krye është Kerry James Marshall, një piktor afro-amerikan në punët e të cilit dominon jeta e njerëzve me ngjyrë. Marshall ka rekordin e artistit më të shtrenjtë afro-amerikan që është gjallë dhe një pikturë e tij u shit për 21.1 milonë dollarë.

Adrian Piper, artiste dhe filozofe që përcjell idetë e veta përmes artit performativ dhe pikturës. Evidentimi dhe kundërvënia ndaj stereotipeve apo edhe përfaqësimi i gjendjeve njerëzore të pashkelura më parë si halucinimi nga drogërat sintetike janë disa prej punëve picante të saj.

Lista vazhdon me Maurizzio Cattelan, Juddy Chicago, Alex Da Corte, Bruce Nauman, Cao Fei, Simone Leigh, David Hockney, Wu Tsang, Tomas Saraceno, Takashi Murakami, Joan Mitchell, studio Forensic Arhitecture, Wolfgang Tillmans, Charline von Heyl, Charles White, Andrea Fraser, John Bock, Kehinde Wiley.

Janë artistë të kohës sonë, pak të njohur në Shqipëri, madje shumë pak dhe në fusha që janë më pak të rrahura. Sigurisht lista ka kufizimet e veta. Nëse sheh përshkrimet e bëra aty bie në sy se një pjesë e madhe jetojnë në SHBA dhe ndjekin zhvillimin e artit në këtë vend. Po kështu në listë janë përfshirë artistë që anë vlerësuar me disa çmime, pra që kanë një histori suksesi.

Duhet thënë se lista është ndërtuar për artistët që kanë patur më shumë ndikim, jo që vlerësohen si më të mirët. Ndaj këtu na vjen në mendje edhe kryeministri ynë, Edi Rama, i cili është siç e ka thënë edhe vetë “artisti më i mirë mes kryeministrave”. Por ai i mungon listës, ndoshta sepse puna e tij ende po maturon kritikën e vet. Deri atëherë me shpresë se edhe zoti Rama do të përfshihet në listë, sidomos nëse daljen e tij në dush mund ta klasifikojnë si pjesë të artit performativ të politikës ku shkrihen kufijtë mes masës dhe elitës, pushtetarit dhe qytetarit, deiferencave mes mallrave të konsumit(uji në rastin tonë i lan të gjithë njësoj edhe të Lart, edhe atë Poshtë dhe zoti Rama me manarin e tij Mamaqi na e tregon më së miri këtë), gjithnjë me ndihmën e teknologjisë që zbut efektin virtual të distancave dhe diferencave.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.