Kryepeshkopi Chrysostomos: Turqia ka në plan vendosjen e 300 mijë kolonëve në Qipro

Postuar në 01 Janar, 2019 16:35

Ankaraja duket se ka një plan alternative për të vënë dorë mbi rezervat e gazit në Egje dhe për t’i dhënë tjetër pamje gjeopolitikës së këtij rajoni. Të paktën sipas deklarimeve të kryepeshkopit Chrysostomos të Qipros, Turqia po planifikon sjelljen në ishull, konkretisht në zonën veriore që kontrollohet prej saj, 300 mijë kolonë turq për të ndryshuar balancën demografike. Sipas tij, Turqia ka për qëllim marrjen nën kontroll të të gjithë Qipros dhe jo gjetjen e një zgjidhjeje të dakordësuar me pjesën greke.

Kur turqit të bëhen shumicë ata do të kërkojnë një referendum dhe do të thonë se vullneti i popullit do të zbatohet

është shprehur Chrysostomos. Sipas tij kjo nuk është politikë e re, por traditë e Turqisë që kontrollojnë edhe sot territore që historikisht nuk i përkasin si Aleksandreta dhe Antiokia.

Skenari do t’i jepte tjetër pamje veprimeve ekonomike dhe ushtarake në Egje dhe në Mesdheun Lindor. Nuk dihet sa është e vërtetë një lëvizje e tillë, pasi Qiproja ka marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Greqinë dhe Izraelin që konvergon pikërisht në kontrollin e një prej zonave më të mëdha gazmbajtëse. Nëse kjo ndodh me siguri që lufta është e pashmangshme.

Comments

Submitted by bimmi (not verified) on

Nje fjale e urte popullore thote : "bosi , kujtusi" ( O-ja eshte hundore gegnishte, dmth, beresi, ai qe e ben) !
Eshte interesant ky lajm, kur lexohet nga ne shqiptaret, te cilet ne, e njohim shume mire kete politiken e "ndryshimit te balances demografike".
Ajo qe prifti po paralajmeron se turqit do te bejne ndaj grekeve, e kane bere me pare vete greket ndaj shqiptareve; dhe me shume sukses. Prifterinjte si zoteria ne fjale kane patur nje rol kyc ne kete zhballancim demografik, qe u realizua nga nje spastrim etnik.
Nese e marrim si te vertete, qe edhe mund te jete, ky plan i turqve sidoqofte merret vetem me shtimin e popullsise turke, pa e prekur ate greke.
Kurse greket qe na ankohen i kane rene shume shkurt, e kane zgjidhur problemin demografik ne menyren me barbare te mundshme: kane zhbere demografikisht shqiptaret, duke i perzene ose vrare.
Eshte ky standard, tmerresisht fyes i dyfishte, arsyeja kryesore se pse ka shume shqiptare qe i urrejne kaq shume greket.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.