Nderi i fundit!

Postuar në 28 Dhjetor, 2018 20:14

Para se të largohej nga ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro duket se ka kryer një emërim që vjen nga rrethi i ngushtë i kryebashiakut Veliaj, mikeshë e tij që nga vitet e shkollës. Bëhet fjalë për kalimin në krye të Teatrit Eksperimental të Jonida Beqos, e cila zë vendin e Kiço Londos.

Londo e Beqo ishin të vetmit kandidatë në garën e hapur nga Ministria e Kulturës. Kriteret mbi të cilat u përzgjodh Beqo janë vlerësuar nga Kumbaro më shumë sesa ato të zotit Londo, i cili ka një karrierë disavjeçare në drejtimin e Teatrit.

Në një një reagim të disa ditëve më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbështeti kandidaturën e Londos dhe doli hapur kundër kandidaturës së Beqos.

Kjo nuk është hera e parë që Kumbaro është në sintoni me Veliaj për emërime apo përfaqësime të Shqipërisë në evente jashtë vendit.  Kështu më datën 1 Shtator zyra për shtyp e Ministrisë së Kulturës shpërndau një njoftim ku lajmëronte se në edicionin e 58-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia Shqipëria do të përfaqësohet nga artisti Driant Zeneli.

Zeneli  po ashtu vinte nga rrethi i Veliajt. Ai është bashkëthemelues me Ajola Xoxën, gruan e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i Platformës për Artin Bashkëkohor, i emërtuar "Harabel", siç Respublica e ka pasqyruar në një shkrim të datës 3 Tetor. http://www.respublica.al/2018/10/04/qark-i-shkurt%C3%ABr-kumbaro-veliaj-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.