Cili do ishte mendimi i mikut të artistit-kryeministër për Teatrin Kombëtar?(video)

Postuar në 26 Dhjetor, 2018 11:50

Para disa javëve kritikun dhe popullarizuesin e njohur të artit dhe sidomos pikturës, Vittorio Zgarbi të vinte në Tiranë. Të takohej me kryeministrin Edi Rama që vdes të përmendet si artist në rrethe të tilla dhe më vonë një status të Zgarbit që shkruante se Shqipëria është një vend më i mirë përderisa drejtohet nga një artist.

Ashtu duhet të ishte në të vërtetë. Por si do të shprehej Zgarbi për vendimin e këtij artisit për prishjen e Teatrit Kombëtar? Për një godinë që mund të jetë modeste parë me sytë e betonierëve të shekullit të 21-të, por që ka nga pas një histori jo të vogël?

Shikojeni Zgarbin sesi polemizon për prishjen e një bari në Romë, në vend të të cilit është menduar ndërtimi i një hoteli. Shikojeni shpërthimin e tij. Do të ishim kuriozë të dinim se çfarë do të thoshte Zgarbi për teatrin e Tiranës, i vetmi me kaq histori në një qytet shumë më modest sesa Roma, por që pikërisht për këtë arsye do të duhej të ishte më bujar me monumentet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.