Çeçua i dialogut firmosi (Video)

Postuar në 26 Dhjetor, 2018 13:44

Nuk firmos pa dialoguar thoshte kryeministri Rama në takimet e improvizuara me freshistë që mblidheshin në sallat e auditorëve për t’u prezantuar si përfaqësi studentësh që nuk kishin zgjedhur gjuhën e rrugës por të komunikimit.

Edhe fotot që postonte në twitter nuk e ndihmuan të përmbyste raportin e studentëve që nuk pranonin negociata por firmosjen e 8 këkrkesave të tyre. Pa marrë përsipër të komentojmë produktin e mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, fakt është se kryeministri që krekosej se s’kishte “bir kurve” ta impononte për të marrë vendime, firmosi disa VKM bazuar në 8 pikat e studentëve.

Paketa përmban rishikim tarifash për nivelin bachelor dhe master si dhe një sër vendimesh për Bordet e Administrimit, Këshillat Studentore, kartën e studentit, verifikim të titujve shkencorë apo investimet në biblioteka e konvikte. Ajo ku qeveria nuk bëri mbrapa është ligji i Arsimit të Lartë, i cili sipas kryeministrit nuk preket si dhe dyfishimi i buxhetit në nivelin 5% të GDP-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.