Trump pa protokoll edhe në Krishtlindje (Video)

Postuar në 25 Dhjetor, 2018 12:39

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë nga protokolli edhe në ditën e Krishtlindjeve. Ai dhe bashkëshortja e tij Melania iu përgjigjën pyetjeve të fëmijëve që po ndiqnin udhëtimin e Santa Claus, ku Shtëpia e Bardhë ishte në rolin e ndërlidhësit me  Komandën e Mbrojtjes Hapësinore ​​ të Amerikës së Veriut (NORAD).

Mes të vegjëlve që telefonuan ishte dhe një fëmijë i quajtur  Coleman të cilin Trump e pyeti nëse ende beson te Santa Claus-i.

"Kalofshm mirë! Vazhdon ende të besosh te Santa Claus? Se mosha shtatë vjeç është kufiri, apo jo?-theksoi Trump duke qeshur me reagimin e fëmijës që gjithsesi nuk u  dëgjua nga pjesëmarrësit e tjerë.

Për dekada me radhë, NORAD ndjeki udhëtimin e Santa Claus rreth botës në prag të Krishtlindjeve , ndërsa Shtëpinë e Bardhë bëhet pjesë e humorit festive duke iu përgjigjur telefonatave të fëmijëve që pyesin se ku saktësisht ndodhet dhurata e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.