Papa Françesku: Fitoni pavarësinë nga konsumizmi!

Postuar në 25 Dhjetor, 2018 10:04

Papa Françesku u bëri thirrje besimtarëve në botën e zhvilluar  të aspirojnë një jetë të pavarur nga konsumizmi. Ai  denoncoi rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

"Le të pyesim: A na duhen me të vërtetë të gjitha këto objekte materiale dhe mënyra komplekse për të jetuar? A mund të qëndrojmë pa të gjitha këto sende ekstra të kota dhe të jetojmë një jetë shumë më të thjeshtë?"- tha Papa Françesku

"Në ditët tona, për shumë njerëz kuptimi i jetës është përvetësia, të kenë  tepricë të objekteve materiale. Një lakmi e pangopur shënon në të gjithë historinë e njeriut, edhe sot kur paradoksalisht disa jetojnë mes luksit, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë mjetet e nevojshme për mbijetesën e përditshme""- shtoi ai.

82-vjeçari inaguroi vitin e gjashtë të Krishtlindjeve Papale, duke mbajtur meshën në bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën pjesë pothuajse 10.000 besimtarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.