Patriarkana Ekumenike padit Universitetin Princeton për një dorëshkrim të vjedhur në vitin 1917

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 18:21

Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka depozituar një padi ndaj universitetit të njohur të Princeton në ShBA me akuzën se gjatë Luftës i Botërore ëshyë bërë pjesë e vjedhjes së një dorëshkrimi të erës bizantine në një manastir në Maqedoninë greke. Padia është firmosur nga patriarku Bartolomeu dhe sipas raportimeve mediatike ajo i referohet një ngjarjeje të vitit 1917 kur guerrilas bullgarë grabitën manastirin e Theotokos Eikosiphoinissa dhe morën dorëshkrime, monedha floriri dhe gjëra të tjera të çmuara të ngarkuara në 24 mushka. Ky thesar u shpërnda mandej në mbarë Europën Qendrore përmes shitjes së ankande. 

Një ndër blerësit ishte edhe universiteti Princeton në një ankand në Frankfurt organizuar nga shtëpia e ankandeve Joseph Baer & Co katër vjet pas grabitjes. Tre dorëshkrime të tjera nga i njëjti thesar u shitën nga po kjo shtëpi vite më vonë dhe ju dhuruan një kolegji në vitin 1942. 

Sipas zëdhënësve të universitetit ata nuk kanë patur dijeni që dorëshkrimet kanë qenë të vjedhur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.