Fendo e Janullatos: Larg korrupsionit!

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 14:03

Nevoja për të larguar ngasjen nga korrupsioni ishte pjesë e mesazheve dy krerët e Kisha Katolike dhe Ortodokse përvcollën në vigjilje të Krishtlindjeve. Arqipeshkvi i Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo e vuri theksin tek nevoja që ka shoqëria për t’u shkëputur nga klientelizmi.

"Njeriu nuk duhet të ketë nevojë të afrojë një deputet, që t’i afrohet puna. Nevojë që t paguajë një kirurg në një spital publik, që të bëjë një operacion. Nuk do të ketë nevojë që të korruptojnë një gjyqtar që të marrë vendimin e drejtë në Gjykatë"- thekson Fendo ndër të tjera në mesazhin e tij.

Ndërsa Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos foli për një pasiguri që dominon sot gjithë shoqërinë.

"Të gjithë e dimë se tronditja dhe pasiguria që helmojnë shoqërinë, mbahen në këmbë nga korrupsioni shumëformësh, të cilin e ushqejnë gënjeshtra, lakmia, egocentrizmi, arroganca. Shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji. Të tjerë kërkojnë miq të fortë, njerëz me pushtet politik dhe ekonomik"- shprehet Janullatos.  Udhëheqësit shpirtërore të dy besimeve fetare thanë se rikthimi te vlerat njerëzore është rruga e prosperitetit për çdo dhoqëri njerëzore.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.