Kapsolla e Unazës bëhet çështje te Erdogan (Video)

Postuar në 23 Dhjetor, 2018 18:16

Edi Rama nuk bën shaka. Sidomos tani që çelësat i Ministrisë së Brendshme i dredh një gjeneral ushtrie, njëkohësisht edhe ish-këshilltari i tij i sigurisë, zoti Sandër Lleshaj. Zyra për shtyp e zotit Rama përcolli një tjetër trill propagandistik përmes ERTV-së ku shfaqi pritjen që  kryeministri i rezervoi oficeres së patrullës Shqiponja, Ina Nuku, e cila dëmtoi duart nga kapsolla që hodhën banorët e Unazës së re në Protestën e 22 Nëntorit para parlamentit.

Po çfarë i tha Edi Rama 26-vjeçares nga Peqini. I konfidoi faktin se për të ishte kujdesur personalisht miku i tij, presidenti turk Erdogan. Çështja e kapsollës kishte shkuar deri në Anadoll falë një miqësie që shqiptarët sipas telefilmit “Fuga” po ia shohin hajrin.

Edi Rama  kërkon të rikonfirmohet si lideri që po sfidon së fundmi edhe BE-në me të famshmen “What the Fuck” duke shfaqur njëkohësisht edhe një qasje atërore me presidentin turk. Telefilmit “Fuga” ku gest star ishte Sandër Lleshaj i mungoi vetëm një detaj. Ina nuk fluturoi nga Stambolli me Air Albania siç e meritonte lavdia e saj dhe as nuk ia arriti të ulej në aeroportin e Vlorës, ku presidenti Erdogan ka vënë dorën në zemër por jo në xhep aq sa duhej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.