"Tirana Splendor", projekti 60 mln euro i Unazës së Madhe

Postuar në 20 Dhjetor, 2018 00:14

Akuzat e sotme të Partisë Demokratike sipas të cilës në zonën e Unazës së Madhe po parashikohet ndërtimi I blloqeve të pallateve të cilat I ka në një dorë si projekt biznesmeni Edmond Bego, konfirmohen edhe nga firma projektuese italiane MISALAB.

faqen e vet online, firma italiane e titullon projektin “Tiran Splendor” dhe e përshkruan atë si një projetk që do të realizohet në një zonë në Perëndim të Tiranës, që është pjesë e një programi të një transformimi të fortë urban.

Bëhet fjalë për 100 mijë m2 sipërfaqe rezidenciale, dy sheshe këmbësorësh me shërbime dhe një qendër tregëtare 11 mijë m2. Në faqen online saktësohet se porositësi është kompania INerte Express,  vlera është 60 milionë euro dhe se fillimi i punimeve është parashikuar për në tetor të vitit 2018.

Duket se protesta e banorëve të Unazës së Madhe ka prishur një projekt jo të vogël, ndërkohë që ka nxjerrë në dritë edhe aferën e Dh Albania të Avdiol Dobit.

Po flasim për një zonë ku do të investohen 100 milionë euro, nga të cilat 40 milionë paratë tona për aksin rrugor dhe pjesën tjetër kompania e Edmon Begos, Inerte Express.

Nëse i hedh një sy regjistrit tregëtar vihet re se kjo kompani është themeluar në vitin 2007 dhe se kapitali i saj është 1 milionë lekë të vjetra. Pyetja që shtrohet është se nga dalin 60 milionë eurot për këtë projekt?

Përtej kësaj zbulohet skema e veprimit: pas ndërtimit dhe projekteve qeveritare qëndron interesi i privatit. Vetëm në Tiranë ka dy raste flagrante: një është zona e Teatrit Kombëtar ku përfliten 200 mln euro dhe e dyta është zona e Astirit ku del në skenë edhe një biznesmen i përfolur që ka porositur projekt për kompleks rezidencial dhe tregëtar, si përherë me problemin shumë serioz të mungesës së transparencës. Na kujtohet besoj të gjithëve vizioni i Tiranës policentrike të Erjon Veliajt. Pa lekë dhe investime nuk ka qendra të reja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.