Shvejku i radhës! (Video)

Postuar në 20 Dhjetor, 2018 22:07

Pa marrë asnjë përgjegjësi për atë që ka llomotitur pa doganë kur kërkonte votat si aspirant për kryeministër Edi Rama pranoi publikisht se ka gënjyer për buxhetin e arsimit, të cilin e kishte premtuar se në vitin e parë të mandatit do e çonte në nivelin 5% të GDP-së.

Ai u tha këtë të enjte  studentëve të arkitekturës se e ka patur si pikë të programit të vitit 2013 buxhetin 5% të arsimit,  por nuk mund ta përmbushë në terma afatshkurtër.

Të pranosh pa të keq se ke mashtruar publikisht është më e pakta mungesë përgjegjësie dhe serioziteti, ndërsa  në një shtet demokratik do konsiderohej vepër penale. Intepretimi i përgjegjësive sipas tipologjisë së Shvejkut, “çmë duhet mua çfarë kam thënë” rrëzon edhe çdo alibi të kryeministrit se kërkon dialog. Ai thjesht po bën përpjekjen e tij për të shpëtuar nga diskretitimi që ka prodhuar keqqeverisja dhe klientelizmi i tij.

Sa për qershinë mbi tortë të kësaj propagande mjafton deklarata e Arbën Maznikut se buxhetin për arsimin sa 5% e GDP-së e ka kërkuar me Erion Veliajn që në 2004, po tani kjo nuk mund të bëhet pa u dialoguar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.