Meta kundër “amnistisë preferenciale” për korporatat

Postuar në 20 Dhjetor, 2018 17:34

Meta kthen në parlament një prej ligjeve të Paketës Fiskale të vitit 2019. Bëhet fjalë për nenin 9 të Ligjit të Tatimit  mbi të Ardhurat, që parashikon uljen nga 15% në 8% të taksës së dividentit të korporatave ose fitimit që shkon në xhepat e aksionerëve.

Meta thotë se ligji krijon trajtim preferencial prapavreprues, pasi përfshin në normën 8% edhe korporatat që nuk kanë paguar taksën për fitimet e realizuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Kjo sipas presidentit krijon pabarazi me subjektet që kanë paguar taksën më parë në normën 15%.

Neni 9 i Ligjit thotë se “Norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8 % do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi mbi dividendin, që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019”

Meta argumenton se

Në këtë mënyrë, krijohet pabarazi fiskale në raport me individët, apo aksionerët të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e kanë shpërndarë dividendin deri në vitin 2017, duke zbatuar një normë tatimi prej 15%, ndërkohë që me hyrjen në fuqi të nenit 9 të ligjit të miratuar, aksionerët të cilët nuk e kanë shpërndarë dividendin deri në 2017, tashmë do të përfitojnë një lehtësim fiskal duke aplikuar një tatim fitimi prej 8%

Sipas tij, nëse qëllimi i qeverisë dhe i Kuvendit, ka qenë bërja e një ligji amnistues nga ana fiskale, ajo nuk duhej të realizohej duke e përfshirë atë brenda ndryshimeve të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar dhe as si pjesë e paketës fiskale për vitin 2019.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.