Trump, letër Thaçit: Një marrëveshje e balancuar me Serbinë është e mundshme

Postuar në 19 Dhjetor, 2018 10:11

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të marrin rol drejtues të dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër homologut kosovar, Hashim Thaçi në të cilën marrëveshja mes të dyja vendeve konsiderohet e mundshme. 

Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë. 
Unë ju nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi Juaj të vazhdojë të zhvillohet.  
Ne jemi të gatshëm që t'Ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t'ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike

 thuhet në letrën e bërë publike në rrjetet sociale nga Thaçi. 

Mesazhi është i rëndësishëm dhe i jep një tjetër shuplakë BE-së që ka dështuar këto vite në përmbylljen e diçkaje në këtë drejtim. Po ashtu duket se Trump e konsideron të afërt marrëveshjen përderisa flet për një takim tresh në Shtëpinë e Bardhë. Mbetet për t’u parë drejtimi i ngjarjeve tani që Thaçi po e nxjerr veten si njeri që në çdo akt në raport me Serbinë ka mbështetje amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.