2018, vit armiqësor për gazetarët. 80 viktima nga radhët e shtypit

Postuar në 18 Dhjetor, 2018 17:25

80 gazetarë u vranë në vitin 2018, 348 janë aktualisht në burg dhe 60 mbahen peng. Të treja kategoritë, të cilave u referohet  raporti vjetor i  Reporterëve pa Kufij kanë shënuar një rritje të konsiderueshme të dhunës dhe krimeve kundër gazetarëve duke e bërë 2018-ën një vit  "armiqësor” për profesionistët dhe shtypin .

Gazetarë u vranë, u zhdukën apo u burgosën për të ndaluar ushtrimin e profesionit të tyre. Ngjarja e vitit ishte vrasja e  gazetarit Jamal Kasogki tetorin e kaluar në ambasadën e saudite në Stamboll.

Ndër viktimat këtë vit 63 ishin gazetarë profesionistë, 13 jo dhe 4 partnerë të mediave. Gjysma ose më shumë ej gazetarëve të vrarë "  ishin në shënjestër për profesionin e tyre dhe u vranë me dashje". Përtej Jamal Kasogki-t, organizata kujton punëve reporterit Sllovak,e Yan Koutsiak, i cili  vra shkurtin e vitit të kaluar.

"Urrejtja që shprehin ndaj gazetarëve  udhëheqësit politikë apo fetarë, " biznesmenët " rezulton  të ketë pasoja dramatike në terren duke çuar në një rritje shqetësuese të dhunës ndaj gazetarëve"- thotë Christof Delluar, Sekretar i Përgjithshëm i RSF.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.