Gallup/Në Shqipëri duan të vijnë të paarsimuarit dhe pleqtë

Postuar në 16 Dhjetor, 2018 12:37

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, një ndër analistët e Gallup, Jon Clifton shprehet se tendenca e lëvizjes demografike në Shqipëri është shqetësuese jo vetëm pse njerëzit duan të ikin, por edhe sepse ata që duan të vijnë janë të paarsimuar dhe pleq. Me 60% të njerëzve që duan të ikin, vendi ynë renditet i katërti në botë për prirjen emigruese.

Kur shohim vendet e Ballkanit, problemi kryesor është rrjedhja e trurit. Kur pyesim njerëzit nëse duan të vendosen në Shqipëri, ata që shprehin dëshirë nuk janë njerëz të arsimuar, po ashtu nuk janë të rinj. Kur të rinjtë e arsimuar të një vendi duan të largohen dhe njerëzit që duan të vijnë në këtë vend nuk janë të arsimuar, atëherë vendi përballet me rrjedhje truri që duhet të përbëjë shqetësim serioz për udhëheqësit.

Nëse shohim Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe i krahasojmë nga qëndrimi i tyre ndaj imigrantëve, këto vende janë shumë të ndryshme dhe kështu kanë qenë gjatë viteve të fundit. Kur i pyesim njerëzit “A mendoni se qyteti apo komuniteti juaj është vend i mirë për imigrantët? A do të pranonit që imigrantë të vendosen në vendin tuaj? A do të konsideronit të pranueshme që një i afërm i juaji të martohej me një imigrant”, Maqedonia është e fundit në listë ndër 150 vende. Kurse në Shqipëri gjejmë një nga kulturat më të hapura. Shqipëria renditet e 15 në botë. Në Maqedoni, vetëm 10% e pjesëmarrësve e quajnë të pranueshme që imigrantë të vendosen në vendin e tyre; në Shqipëri 75% e pjesëmarrësve në anketë shprehen pozitivish. Pra dy vende që janë kaq pranë gjeografikisht por që janë dy botë krejt të ndryshme

shprehet ndër të tjera Clifton.

Kjo prirje e shqiptarëve përputhet edhe me vendimin e fundit të qeverisë që lehtësoi procedurat e qëndrimit për të huajt në vendin tonë si masë për zëvendësimin e fuqisë punëtore që po largohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.