E fshehur pas studentëve/PD-ja paralajmëron protestë qytetare të hënën

Postuar në 14 Dhjetor, 2018 14:39

Partia Demokratike ka vendosur të përshkallëzojë protestën e vet duke u kamufluar si pjesë mbështetëse e protestës së studentëve. Protesta e zhvilluar para Kryeministrisë ka nxjerrë së fundmi ultimatumin e radhës teksa kërkon plotësimin e kërkesave deri  në orën 16:00, mbledhjen e Parlamentit duke shtuar se në rast të kundërt do të ketë përshkallëzim.

Të hënën është njoftuar protestë e madhe dhe në të do të thirren edhe qytetarë të tjerë.

Dora e PD-së dhe LSI-së po duket qartë qëkurse në rolin e qytetarëve patjetër do të jenë militantët e tyre. E njëjta skemë e përdorur pa sukses në rastin e Unazës së Madhe me ndryshimin se kësaj radhe të dyja partitë po vjedhin një protestë për të filluar demonstratat e veta. Mbetet për t’u parë sesa do të funksionojë një skemë e cila nuk merr parasysh se djegorët e protetës janë lagur nga prania e partive.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Prandaj ka nevoje ky vend per nje marreveshje te dyte historike Rama-Meta! Vetem nje bashkim PS-LSI mund ta demaskoje plotesisht PD-ne si dhe te deklasoje nje pjese te madhe te pedagogeve neper universitetet publike, sepse vetem ata jane shkaktaret e ketyre problemeve qe po mundojne studentet per me teper se 15 vjet! Nje koalicion i madh PS-LSI-STUDENTE eshte shpetimi i vetem nga koalicioni PD-PEDAGOGE te korruptuar.

Veting per Pedagoget, veting per PD! PS-LSI-STUDENTET-POPULLI do tia dalin, nqs bashkohen!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.