Një ditë para krijimit të Ushtrisë/Lëvizje e mjeteve të KFOR drejt Veriut të Kosovës

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 13:00

Mediat serbe raportojnë për lëvizje të mjeteve të KFOR-it drejt veriut të Kosovës. Bëhet fjalë për 45 mjete, që përfshijë autoblinda, ekskavatorë, makina ndërtimi etj. Sipas mediave serbe këto duket se shërbejnë për prishjen e barrikadave.

Të njëjtat burime e lidhin zhvendosjen e tyre me krijimin ditën e nesërme të Ushtrisë së Kosovës, akt që mbështetet nga SHBA dhe që ka provokuar tensione në Serbi.

Kjo tregon frikë për reagimin e mundshëm të Serbisë

citohet agjencia shtetërore Tanjug.

Nga ana e vet KFOR e ka komentuar lëvizjen e mjeteve si pjesë e veprimeve të veta të zakonshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.