Edhe Presidenti i Republikës pro idesë së dialogut

Postuar në 13 Dhjetor, 2018 14:04

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin për buxhtin duke arsyetuar se deputetët duhet të marrin në konsideratë dhe të reflektojnë edhe kërkesat e studentëve.

Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik

thuhet në njoftimin e Presidentit.

Në këtë mënyrë kreu i shtetit ka shprehur qëndrimin pro dialogut për çështjet e shtruara përderisa kthimi i ligjit jep mundësi për pasqyrimin e kërkesave të studentëve që deri më tani shprehen se nuk duan të dialogojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.