Thellohet skandali me DH Albania, OST pezullon kontratën

Postuar në 10 Dhjetor, 2018 21:14

Pas daljes së lajmit se DH Albania, e Avdiol Dobajt, e cila po hetohet për fallsifikim të dokumentacionit në tenderin e Lotit 1 të Unazës së Madhe është fituese edhe e një tenderi të kryer nga Operatorit te Sistemit te Transmetimit, ky i fundit ka dalë me një reagim ku njofton pezullimin e kontratës me kompaninë.

Dalja e emrit të Dobajt në të tjera tendera publikë nuk duket rastësi, megjithatë OST nuk ka dhënë më shumë shpjegime, por thotë se të tjera detaje do të bëhen publike të martën.

Sqarim i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)

Referuar rastit te publikuar ne median online per nje kontrate qe kompania DH Albania ka patur me Operatorin e Sistemit te Transmetimit, OST sqaron se qe ne momentin kur eshte njohur me permbajtjen e dokumenteve te shfaqura ne emisionin "Te Paekspozuarit" ne Neës 24, ky institucion ka marre masat  per pezullimin e njeanshem te kontrates. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.