Ngrihen edhe serbët, protestë masive kundër Vuçiç

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 10:47

Në sheshin që shënoi fundin e Sllobodan Millosheviçit, opozita serbe u mblodh të shtunën në një protestë masive kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. E majta dhe nacionalistët, u bënë bashkë në një koalicion të quajtur “Lidhja për Serbinë”, duke akuzuar presidentin për tradhëti kombëtare dhe korrupsion.

Mbi 10 mijë persona marshuan drejt televizionit publik pasi opozita censurohet nga televizioni publik. Një pjesë e mediave nuk e raportuan protestën e opozitës serbe, por për protestat në Francë.

“Dua ta pyes këtu Alleksandar Vucic, edhe sa koka njerëzish dëshiron ti thyesh për të qëndruar në pushtet edhe sa këmisha dëshiron ti përgjakësh? Kjo do të kaloj, jam shumë i bindur”- tha Branislav Trifunovic.

Slogani i protestës ishte “Ndaloni gjakderdhjen në këmisha”, duke iu referuar rrahjes së disa anëtarëve opozitarë disa javë më parë. Lideri opozitar Borko Stefanoviç tha se po protestohet që rinia të mos largohet nga vendi  dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Serbi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.