Kukuvajka jonë!

Postuar në 09 Dhjetor, 2018 21:23

Edi Rama do jetë të hënën në fejsbuk për të sqaruar miletin mbi vizionin e tij për reformën në arsim dhe problemet që nuk i ka zgjidhur dot deri tani.

Më nje tjetër shfaqje në kufijtë e karagjozllëkut politik ai pranoi se ka nevojë për një strategji të mirëkopsitur që ta bidisë njëherë e mirë këtë punë siç e do vendi dhe kuvendi.

Monologut nuk i mungoi artifici i interpretimit nga dora vetë, ndonëse bashkë me Linditën protesta e studentëve i kapi në gjumë dhe të papërgatitur. Edin me halle tenderash që vlejnë miliona euro dhe jo kacidhe tarifash si ato të studentëve.

Loti 1, Loti, 2, Damiani 3, Afrimi 4 etj. dhe një kryeministër që thotë se ka nevojë të zgjohet për të parë e kuptuar me në thellësi gjendjen e arsimit. Kukuvajka jonë ndonëse ka gërrhitur tërë kohën, pas thuajse 7 vjetësh në qeveri pa bërë asgjë, po na nderon me ofertën që të bashkëqeverisë me studentët. A duhet që ky zog nate të ketë më gjumë, këtë duhet t’ia thonë studentët!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.