"Ndryshimi në themel i qeverisë, objektiv logjik i protestës së studentëve"

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 22:33

Protestën e studentëve e ka marrë si temë për një shkrim të vetin edhe publicisti Ardian Vehbiu që i bashkohet idesë se protesta ka nevojë për artikulim politik.

Ndoshta studentët kanë shpërthyer në një reagim për çështje që janë strikt interes i tyre, por koha e shkëndijës së dhënë prej tyre ka përkuar me nevojën e shoqërisë për një opozitë reale. Nga kjo pikëpamje studentët kanë aktualizuar nevojën për përfaqësim politik të opozitës së heshtur të këtij vendi. Mohimi i kësaj nevoje do ta reduktonte profilin e saj.

Vehbiu thotë se tarifat në vetvete nuk janë problem, qoftë për shtetin që mund t’i ulë ato, qoftë për studentët, të cilët nëse do të ndjenin se universitetet ku ata studiojnë kanë një nivel të caktuar nuk do të ankoheshin.

Studiuesi në fjalë e kërkon shpalosjen politike të protestës te reformimi real i Arsimit të Lartë, që është një process radikal në kontesktin e interesave që ndërthuren në të. Për këtë arsye Vehbiu sugjeron ndryshim të qeverisë si një kërkesë minimale dhe “objektiv logjik i protestës së tanishme”. Studentët e dhanë me sukses provën e parë, ata tonifikuan opozitarizmin. Tashmë protestës i duhet një kokë që të shndërrojë në arritje ato që janë kërkesa dhe pse jo të hapë një dritare shprese pë rata që nuk e gjejnë veten te partitë ekzsituese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.