Funerali i një feste të vjedhur

Postuar në 08 Dhjetor, 2018 12:29

Sot është përkujtuar 8 dhjetori i vitit 1990. E ka përkujtuar Partia Demokratike, një parti që qeverisi Shqipërinë për të kontribuuar për katastrofën e sotme.

Për të pafundmin vit rresht aty ka folur Sali Berisha, ka përsëritur elozhet standarde, ka ngritur lart figurën e Azem Hajdarit. Ka bërë thirrje për largimin e qeverisë. Ka folur Lulëzim Basha, i emëruari kryetar i kësaj partie, fjalët e të cilit nuk kanë ndonjë rëndësi.

Kanë folur zyrtarë të tjerë që janë numra në grazhdin e opozitës që funksionon me vetëpunësim.

Ka folur edhe Presidenti Ilir Meta, me gjuhë ambigue. Duke i hedhur benzinë zjarrit ndërkohë që shfaqet përherë me jelekun e zjarrëfikësit. Edhe ky mesa duket vetëpunësohet më 8 dhjetor.

Tashmë e dinë të gjithë. 8 dhjetori është vjedhur. Është vjedhur nga një partia që nuk ka data historike, nuk ka kujtesë tjetër pos asaj të kryetarit real. Ajo ecën në monopatin e Sali Berishës për të përditësuar lapidarët dhe monumentet e vetes që përvit e më shumë i ngjajnë arkivoleve. Sepse ky i sivjetmi, ky 8 dhjetor, në kontekstin e një proteste studentore krejt tjetër, i ngjante një funerali. Një funeral ku hijenat po kuisin gjithfarë gjërash, se dikush po vjedh protestën, se studentët do futen në grevë urie, se do ndodhë kjo e so opozita do bashkohet me studentët. Gjithë fekalet e tranzicionit po duan që pocaqi të bëhet mbarë Shqipëria, edhe në ditë kur duhet të ulin kokën e të mos ndihen. Le të mbajnë heshtje në funeralin e festave të vjedhura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.