Trashet zullumi, ndërpriten punimet për Lotin 1 të Unazës

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 11:27

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot ndërprerjen e punimeve në lotin 1 të Unazës pas publikimit në emisionin “Të Paekspozuarit” të dokumentave që vënë në dyshim rregullsinë e tenderit dhe vërtetësinë e operatorit ekonomik “DH Albania shpk- degë e shoqërisë së huaj” që ka marrë pjesë në tenderin për zgjerimin e Unazës. Kompania mëmë e saj “Dunwell Haberman” rezulton e regjistruar në shtetin Delaware të SHBA-ve

ARRSH thotë se për sqarimin e plotë të situatës u është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.

Në njoftimin nenvizohet se deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

Në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin. 

Ajo që nuk ka reaguar ende është Prokuroria edhe pse nga opozita jane ngritur publikisht akuza per afere korruptive me projektin e Unazes se Madhe. Prokurorise i eshte bere thirrje te nise hetimet, por nga organi i akuzes nuk ka patur asnje reagim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.