Përplasje diplomatike Kinë-SHBA pas arrestimit të shefes së Huawei

Postuar në 06 Dhjetor, 2018 19:04

Arrestimi në Kanada i drejtueses së një prej firmave më të rëndësishme  kineze të teknologjisë së lartë, Huawei me kërkesë të autoriteteve amerikane ka shkaktuar një përplasje të fortë diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Uashingtoni nuk ka dhënë deri tani asnjë motiv për kërkesën e ndalimit të Meng Uanzhou përveçse një falenderim për autoritetet kanadeze. Uoll Strit Xhërnëll  shkruante muaj më parë se Departamenti Amerikan i Drejtësisë kishte nisur një hetim ndaj firmës Huawei për shkelje të sanksioneve ndaj amerikane ndaj Iranit.

Pekini e quajti arrestimin “shkelje të të drejtave të njeriut” dhe ka kërkuar shpjegime. Më herët gjatë këtij viti, Huawei shpalli zgjerimin e aktivitetit në tregun iranian, çka nuk është pritur mirë në Shtetet e Bashkuara, të cilat i druhen bashkëpunimit në fushën e spiunazhit mes kompanisë kineze, tepër aktive në fushën e telefonisë celulare në SHBA me qeverinë e Teheranit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.