Davaxhiu i Përparimit!

Postuar në 06 Dhjetor, 2018 11:16

I paburrë për t'i përballur me banorët e Astirit që kundërshtojnë prishjen e shtëpive që preken nga zgjerimi i Unazës, kryebashkiaku Veliaj po bën çmos për të krijuar përshtypjen se minoranca bllokuese siç e quan ai nuk do ia dalë të pengojë përparimin sipas një vizioni që po gjen mirëkuptim te një shumicë të ardhurish që tashmë i kanë mbledhur plaçkat. Bashkia përcolli në media një material ku Veliaj është gdhirë nga Astiri për të pirë kafen dhe rakinë e mëngjesit me progresistët e Astirit.  

“Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Unë besoj që para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund dhe për të gjithë ata që besojnë që mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top“ për interesat e tyre politike e kanë davanë e humbur”- shpreh Veliaj. 

Realiteti është se bashkia dhe IKMT nuk po futen dot në zonën ku protestohet prej 1 muaji. Bashkia vetëm sa i vjen rrotull situatës me njoftime të prishjeve nga njëra ditë në tjetrën dhe hallexhinjve që po gjejnë lumturinë në banesat sociale. Propaganda është e vetmja punë që zoti Veliaj di ta bëjë pa asnjë skrupull, natyrisht edhe me burrërinë që i japin forcat Renea sa herë i nevojiten të zmbrapsë "shpellarët" që nuk pijnë raki skrapari dhe kafe me personazhin në fjalë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.