Ministria e Jashtme reagon për vrasjet e shqiptarëve në Greqi

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 16:42

Ministria Jashtme shqiptare ka dalë me një deklaratë ku ka shprehur shqetësimin për vrasjet e 4 shtetasve shqiptarë në Greqi dy javët e fundit. Reagimi vjen pas vrasjes së  18-vjeçarit Mario Isai në 4 dhjetor në Kavalla, ndonëse sipas hetimeve autori i krimit është një bashkëkomoshatar i tij shqiptar.

“MEPJ shpreh indinjatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombasve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardhjen e këture ngjarjeve nga autoritetet greke”- thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme.

Më tej në deklaratë dënohet gjuha e ekstremizmit që po përdoret nga segmente të caktuara të politikës dhe medias në vendin fqinj.

MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjesqë ka shoqëruar këto ngjarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmentëve të tjera ekstremiste për të cënuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane. Në kushtet kur bashkëkombasit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t'i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Athinës zyrtare. Duke dënuar çdo lloj forme të dhunës dhe racizmit, ministria e jashtme greke i kujton Tiranës se Greqia është një vend evropian ku sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive. Sipas saj, përpjekjet e Ministrinë së Jashtme Shqiptare të Jashtme për të lidhur vepra të ndryshme penale me një fushatë  gjoja të padeklaruar të urrejtjes dhe dhunës" nuk korrespondojnë me realitetin dhe janë të papranueshme. Athina thotë se është në pritje të konkluzioneve përfundimtare mbi vdekjen e Konstantin Katcifas nga policia shqiptare  dhe i kërkon Tiranës të tregojë qetësi dhe vetëpërmbajtje

Comments

Submitted by Korce (not verified) on

Kur injorantët janë në poste dhe nuk shikojnë veten në pasqyrë dalin dhe flasin budallallëqe. Tani që doli me fakte se 18 vjeçarin e ndjerë për të cilin më vjen shumë keq e vrau një shqiptar çfarë do bëjë ministria do mëbshtjellë deklaratën dhe ta futë ..... në ndonjë vend që ndoshta Ditmiri e di shumë mirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.