Qeveria harron 531 familje në Zharrëz, Bankers: Nuk ka vlerësim eksperti, nuk paguajmë

Postuar në 04 Dhjetor, 2018 21:45

Dy vjet nga lëkundjet në fshatin Zharrëz, çështja e dëmshpërblimit të banorëve mbetet e pazgjidhur. Me një vendim të posaçëm, të më shumë se një viti më parë qeveria shqiptare vendosi dëmshpërblimin e 71 familjeve,  për të cilat pagesa e ndarë në masën 50% me kompaninë Bankers Petroleum, e cila u konsiderua shkaktare e dëmeve për shkak të përdorimit të teknologjisë së injektimit të ujit teknologjik.

Në prill të këtij viti Bankers Petroleum konfirmoi për TemaTv se prnaonte pagesën e dëmit ndonëse me qeverinë shqiptare ishte rënë dakord se për vlerësimin e shkaktarit të dëmeve do të caktohej një ekspert i pavarur.

Pak ditë më parë ministri Ahmetaj deklaroi se pjesa e mbetur e pagesës për 531 familje që kanë pësuar dëme më të lehta, duhet të përballohet nga kompania, ndërkohë që për vlerësim eksperti as që bëhet më fjalë.

Tema Tv raporton sot se familjet e padëmshpërblyera kanë refuzuar fondet për shkak se ato kanë qenë minimale. Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilajështë shprehur se eksperti i parë nuk ka pranuar të vijojë punën, ndërkohë që nga kompania Bankers Petroleum shprehen qartë:

Ne dëmshpërblyem familjet e prekura, pasi në një farë mënyre u detyruam nga Vendimi i Këshillit të Ministrave dhe jo se jemi fajtorë. Për këtë situatë Bankers i konsideron të padrejta edhe akuzat pasi ende nuk ka një studim nga ekspertët ndërkombëtarë

Dhe në fakt studimin që duhet ta nxiste qeveria shqiptare, askush nuk e zë më në gojë, pa folur për faktin se nga banorët ka pretendime se dëmshpërblimi fillestar që është lëvruar në masën 100% është dhënë mbi kritere politike. Sa për lëkundjet ato janë pakësuar, por nuk është e qartë nëse kompania ka ndryshuar teknologjinë. Fakt është se banorët mbeten edhe sot të pa dëmshpërblyer si dhe në mëshirën e një ndotjeje që po prek cilësinë e jetës dhe shëndetin e fëmijëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.