Bashkia e Dropullit nuk lejohet të organizojë përkujtimoren për Kacifën

Postuar në 04 Dhjetor, 2018 17:17

Të  shtunën në Bularat do të organizohet një ceremoni përkujtimore për Konstandin Kacifën i vrarë më 28 tetor në Bularat në rrethana ende të paqarta pas një aksioni të Forcave Renea.

Prokuroria shqiptare nuk ka zbardhur ende dinamikën e ngjarjes, ndërsa ceremonia mortore për të riun minoritar u shndërrua në një manefistim nacionalist, që pasoi me shpalljen non grata të 52 shtetasve grekë.

Në mediat shqiptare pati shumë reagime dhe kritika për financimin e arkmortit nga Bashkia e Dropullit. Siç bëri me dije për mediat greke nënkryetari i bashkisë së Dropullit, Mihalis Manos, qarku i Gjirokastrës nuk i ka dhënë leje bashkisë të organizojë dhe mbulojë shpenzimet për përkujtimoren, ashtu siç bëri për funeralin e Kacifës.

Ethnos.gr shkruan se mbi 1 mijë persona pritet të marrin pjesë në përkujtimoren për Konstandin Kacifën. Një pjesë do të vijnë sërish nga Greqia. Zbardhja e kësaj çështje u përfshi si amendament edhe në rezolutën e miratuar pak ditë më parë nga Parlamentin Europian për Shqipërinë me kërkesë të eurodeputetëve grekë.

https://www.ethnos.gr/ellada/8384_1000-atoma-sto-mnimosyno-toy-katsifa-n...

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Kryerjen e riteve te te 40tsve e keyejne si muslimanet ashtu edhe ortodokset. Familjaret she te afermit nuk kanepse te pyesin shtetin apo Bashkine. Jemi shtet demokratik dhe koha e Enferit iku.
Ky shtet duhet te denoje sorrogatot e Top Qenit si Marin Mema ad po perhapin urrrejte etnike ne vend. Maskarai Marin duhet denoncuar ne Prokurori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.