20 anëtarë të PE-së, letër të hapur: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Postuar në 04 Dhjetor, 2018 14:49

20 anëtarë të Parlamentin Europian, mes të cilëve edhe Eduard Kukan, Knut Fleckenstein, Tanja Fajon, Ivo Vajgl, kanë publikuar sot një letër të hapur që i është dërguar Presidentit të Këshillit të Europës dhe Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Europian përmes së cilës ata kërkojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në fillm të letrës ky akt konsiderohet jetik për dhe se ai duhet bërë pa asnjë vonesë.

Ne kemi pikëpamjen se liberalizimi I vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe të biznesit, ndërkohë që do të ndihmojë luftën kundër trafiqeve dhe korrupsionit

shkruajnë firmëtarët.

Ata shtojnë se në korrik të këtij viti, Komisioni Europian konfirmoi përmbushjen nga Kosova të dy “kërkesave të posaçme” që kushtëzonin liberalizimin e vizave siç ishte demarkacioni me Malin e Zi dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Nisur nga këto të dhëna firmëtarët thonë se liberalizimi i vizave është një kusht që vendi të mos ndihet I izoluar dhe të prekë nga afër realitetin europian. Ata kërkojnë përfshirjen në rendin e ditës të kësaj çështjeje pa asnjë vonesë më shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.