Kreu i NATO-s: Dakord me korrigjimin kufitar, jo shkëmbimin e territoreve

Postuar në 03 Dhjetor, 2018 15:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka lënë të hapur mundësinë e korrigjimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, duke shprehur mbështetjen për një zgjidhje të pranuar nga të dyja palët.

Stoltenberg është pyetur gjatë një konference ëpr shtyp në Bruksel për këtë çështje dhe në përgjigje të saj, ai ndër të tjera tha:

Kur vjen puna te rregullimet kufitare, unë mundet vetëm të them se ne mbështesim dialogun dhe ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje që është e pranueshme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinë

Ai nuk ka përmendur termin shkëmbim territori, por korrigjim kufitar, që në thelb është nocion pranë delimitimit, diçka e praueshme për dy shtete fqinj.

Stoltenberg ka shtuar se NATO do të vijojë të jetë prezente në Kosovë, në kuadër të së cilës “KFOR është i rëndësishëm për stabilitetin”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.