Falet garancia e Taçit

Postuar në 03 Dhjetor, 2018 17:25

Gjashtë vjet pas dështimit të këtij tenderi publik ndërkombëtar, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se institucionet shqiptare nuk kanë bërë përpjekje domethënëse për të arkëtuar qoftë edhe pjesërisht garancinë prej 85 milionë USD  tw ofruar Vetro Silk Road Equity Ltd pwr privatizimin e Albpetrolit nw shtator tw 2012. Kjo kompani me bashkwaksioner Rezart Taccin bëri një ofertë prej 850 milionë USD për privatizimin e Albpetrol.

“Institucioni i Avokaturës së Shtetit ka pasur dijeni për mos arkëtimin e garancisë së privatizimit, në vlerën prej 85 milionë Euro nga kompania Vetro Energy PTE Ltd” që nga viti 2012. Deri tani, ky institucion, ende nuk ka marrë asnjë veprim ligjor, në bashkëpunim me ish- METE, ish-MZHETTS, tashmë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për arkëtimin e kësaj vlere”-shkruan KLSH.

Sipas BIRN, Vetro Energy ishte 51 % nën pronësinë e YPO Holdings –një kompani nën pronësinë e Taçit e regjistruar në Singapor, dhe 49 % në pronësi të fondit amerikan të investimeve Silk Road Equity. Oferta e Vetro Energy për Albpetrol ishte më shumë se dyfishi i vlerësimit të kompanisë amerikane Patton Boggs, e cila e kishte çmuar Albpetrolin në një vlerë 300 milionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.