Protestoni me flamurin grek se ndoshta qeveria dorëzohet!

Postuar në 02 Dhjetor, 2018 16:46

Pas kundërshtive të forta më shumë se dy vjeçare nga banorët dhe angazhimin e madh të Ambasadës së Greqisë në Tiranë si dhe mbështetjen e Greqisë, vendimi për planin e rikualifikimit urban të Himarës u anullua me vendim gjykate

Kështu shkruan sot gazeta greke “Kathimerini” ndërkohë që ish-deputeti Nikollaq Neranxi pretendonte ditë më parë se bashkia e Himarës ka miratuar një plan të ri.

Por kjo pak rëndësi ka. Rëndësi ka se protesta me flamur grek rezulton efektive ndaj qeverisë së Edi Ramës. Arrogancës së tij dhe arbitraritetit. Kjo sepse kjo qeveri merr vesh vetëm me një gjuhë.

Ky vendim është një apel cinik ndaj banorëve të Astirit që ndodhet thuajse në një situatë identike, me ndryshimin se ata kanë bërë ndërtime pa leje, por të cilat qeveria shqiptare ka pranuar t’ua konsiderojë për proces legalizimi. Është groteske të shohësh trajtimin me dy standarde të kësaj qeverie ndaj shtetasve të vet. Dhe është për të qarë kur shesh sesi ajo fut bishtin ndër shallë sapo merr ndonjë shuplakë nga përtej detiti, aty ku edhe e ka zakon që ul hundën. Ndaj sa për humor, edhe banorët e Astirit le të protestojnë me flamurin grek meqenëse tani edhe shqiponjën ua hoqën nga rrethrrotullimi dhe nuk i kanë kujt ndonjë detyrim patriotic pos fëmijëve të vet.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.