Lëmosha e zengjinëve

Postuar në 02 Dhjetor, 2018 17:15

Për tri javë shtëpia e Vullnet Shabajt në Postribë ka marrë udhën e rindërtimit. Pamjet i ka shpërndarë kryeministri që po t’i besojmë gazetës “Panorama” ka premtuar edhe krijimin e shoqërisë së Zahos, djalit të tij me njërën prej vajzave të vogla të familjes Shabaj. Natyrisht për këtë të fundit ky është një bekim, nëj fat i madh, për qeverisjen në vetvete dhe për të gjithë, një mjerim. Sepse varfëria nuk luftohet me lëmoshë. Vetë kryeministri na tha para ca kohësh kur shkurtoi ndihmën ekonomike se lëmosha nuk e zhduk as e zbut varfërinë.

Por ai vetë luan këtu filantropin me para që sërish nuk e dimë nga vijnë. Po puthja e dorës? Sapo kemi hyrë në fushatë elektorale dhe do shohim lloj lloj gjestesh se kjo politika e gjesteve është. Një politikë që përherë e më shumë na kujton atë fjalën e urtë: ruhu nga zengjini i ri!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.