Ruhuni nga kjo Polici!

Postuar në 01 Dhjetor, 2018 20:00

Sot, Policia e Vlorës dhe Prokuroria e këtij qyteti dolën me një deklaratë të përbashkët përgënjeshtruese ndaj emisionit të fundit Top-Story.

Nisur nga transmetimi në TV Top Channel i një reportazhi, ku flitet për rreth 80 persona të zhdukur në vitet e fundit, një numër i cituar edhe nga foltorja e PD-së ditën e djeshme, Prokuroria dhe Policia e Vlorës sqarojnë opinionin publik se:

 Në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

 •  në 2016 - 4 shtetas të larguar

•  në 2017 - 6 shtetas të larguar

•  ne 2018 - 13 shtetas të larguar

 Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer

thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Nëse shohim emisionin në fjalë, aty është një përfaqësuese e Prokurorisë që deklaron shifrën 80 të zhdukur, ndërkohë që të dyja institucionet në fjalë nuk kanë asnjë fjalë për deklarimet e familjarëve të personave të zhdukur. Ato nuk përgënjeshtrojnë as dinamikën e zhdukjeve ashtu siç është ndërtuar në emision. Të njëjta institucione janë memece dhe nuk kanë asgjë për të thënë për autorët e vrasjeve për të na bindur kështu se situata në Vlorë është në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme. Mbi 400 banditë deklaronte Sali Berisha pak ditë më parë se janë aktivë në Vlorë, shifër e papërgjënjeshtruar e që në fakt e bën Vlorën një qytet në gjendje të Jashtëzakonshme. E jashtëzakonshmja qëndron në implikimin e policisë dhe prokurorisë që nuk kanë zbardhur asgjë, nuk ka ende për zhdukjet ndonjë fajtor publik. 

Deklarata e sotme përgënjeshtron qëndrimet e vetë institucioneve që fshihen pas gishtit dhe duan të japin  përshtypjen se ligji zbatohet dhe se institucionet veprojnë. Duke bërë sikur nuk kuptojnë se sot çdo qytetar i Shqipërisë e di shumë mirë se duhet të ruhet dyfish: sa nga keqbërësit që janë shtuar, që mund të bëhen të tillë në çast, aq edhe nga policia që të shet e të vret pa kuptuar. Duke mos regjistruar kallëzimet, duke rrahur ambulantët sa për të treguar se është në detyrë dhe ca më keq duke bashkëpunuar me krimin, siç edhe e dëshmojnë familjarët e viktimave në emisionin e sipërpërmendur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.