Ndërron jetë  Xhorxh H. Bush (Video)

Postuar në 01 Dhjetor, 2018 09:30

Ndërroi jetë në moshën 94 vjeç, ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush i vjetri. Ai vdiq në Hjuston pas problemeve që pati për vite me radhë me sëmundjen e Parkinsonit.

Shfaqja e fundit publike e tij ishte në varrimin e gruas së tij,  Barbara më 17 prill 2018.

Xhorxh Herbert Uoker Bush  do të mbahet mend pasi gjatë mandatit të tij në vitet 1988-1992 shënoi fundin e Luftës së Ftohtë, ndërsa arriti të krijojë koalicionin më të madh ushtarak, duke fituar Luftën e parë të Gjirit, përballë ushtrisë irakiane të Sadam Huseinit. Ai humbi mundësinë për të fituar një mandat të dytë presidencial, pasi dështoi  të mbajë premtimin për të mos vendosur taksa të reja. Bush ishte presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara dhe më jetëgjati nga parardhësit e tij.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.